Kushtetuesja, notere e qeverisë? Xhafo: Votimi i marrëveshjes së emigrantëve, u diktua nga emërimet politike në Gjykatë
Duke marrë shkas nga analiza e studiuesit Erald Kapri, i cili theksoi se dhe në Amerikë ka një Gjykatë Kuhstetuese që vendimmarrjen e saj e ka me një numër votash në sallë 5 me 4, gazetari Endri Xhafo solli një paralelizëm me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila numëron 12 vendime në favor të mazhorancës, duke përfshirë dhe vendimin e fundit me një shumicë prej 5 votash pro dhe 4 kundër të miratimit të marrëveshjes Rama – Meloni për çështjen e emigrantëve.
“Jemi në rastet e një vendi të polarizuar politikisht, ku gjykata në bazë të atyre që i kanë emëruar, reflekton dhe emërimet politike të gjykatës. Rasti i fundit, avarësisht se avokati i opozitës se nuk arriti të thoshte se kush është gjyqtari që arriti të vendoste, unë gjykoj se kjo 5-4 është nj vendim në bazë të emërimeve politke në këtë gjykatë. Dhe kjo në rast analogjik me rastin që more me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Xhafo.
