Avokati Altin Goxhaj: Gjykata Kushtetuese ishte më e mirë se ajo që u ngrit pas reformës në drejtësi, ja pse
I pyetur se pse Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj po i jep të drejtë vetëm qeverisë, avokati Altin Goxhaj në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News, u shpreh se këto struktura janë të destinuara ta bëjnë një gjë të tillë në favor të mazhorancës.
“Duhet ta kuptojmë se këto struktura anë krijuar të tilla që në fillimet e tyre. Janë krijuar që në momentin e parë në formën e duhur, me njerëzit e duhur. Reforma në drejtësi u bë në presion të pastër amerikan dhe evropian drejtuar klasës politike e cila u dorëzua.
Reforma u ndërtua në atë lloj forme që të shkatërrohej tërësisht sistemi i drejtësisë, në mënyrë që Shqipëria të ishte pa Gjykatë Kushtetuese sidomos në kohën e pandemisë që u shkelën çdo ligj dhe çdo e drejtë kushtetuese.
Dhe elementi i tretë që është më i rëndësishëm është mënyra se si u rekrutua dhe si u ndërtua struktura e hierarkisë së sistemit të drejtësisë.
Unë ju kujtoj se Gjyakata Kushtetuese ka qenë më e mirë sa i përket vendimeve të kohës së dikurshme janë menaxhuar, se kjo që u bë me reformën në drejtësi.
Ndërsa sot i kemi si zyra noteriale të qeverisë. Dhe kjo strukturë dhe kjo reformë nuk ka vetëm një fajtor dhe një emërues të përbashkët që është rrjeti Sorros”, u shpreh ndër të tjera avokati Altin Goxhaj.


