Kushtetuesja, notere e qeverisë? Kapri: Ne jemi kthyer në një lloj Turqie dhe Serbie këtu

Studiuesi Erald Kapri, në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News” u shpreh i shqetësuar nga vendimmarrja dhe mënyra e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese sot.

“Përtej votimit të marrëveshjes së emigrantëve, ajo që më shqetëson mua është diçka më e rëndë. Përbërja e saj është emëruar gjithmonë gjat ëperiudhës së kush e ka pasur pushtetin. Dhe përgjatë mandatit të saj të gjatë, rrotacioni në Gjykatën Kushtetuese ka sjellë që ajo të ndikojë për mirë për një lloj kontrollit.

Ju e mbani mend që gjatë mandatit të Berishës, Gjykata Kushtetuese ia rrëzonte detin, apo gjatë mandatit të parë të Ramës, gjykata ia rrëzonte shumë çështje të rëndësishme dhe kjo krijonte frymëmarrje në shoqëri.

Dhe kishte një farë kuptimi kjo dhe krijonte njëfarë balance në shoqëri. Por zgjatja e mandatit në pushtet të Ramës me një vrull të jashtëzakonshëm për të mbyllur çdo lloj hapësire pluraliteti në shoqëri ka bërë që njerëzit të fillojnë të dorëzohen.

Opozita e ka të pamundur, dhe fjala e saj nuk po zë dot peshë, sepse mekanizmat janë rrëzuar të gjitha. Ne jemi kthyer në një lloj Turqie dhe Serbie këtu, dhe ku opozitat e kanë të pamundur të bëjnë një rrotacion politik”, u shpreh ndër të tjera studiuesi Erald Kapri.