EMRI/ Vodhi "Range Rover"-in një natë më parë, arrestohet në timon duke drejtuar mjetin e grabitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2024, 17:19
Një automjet tip Range Rover me ngjyrë të zezë u vodh gjatë mbrëmjes së shkuar pranë një hoteli në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Falë reagimit të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij.
Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë me makinën e vjedhur dhe për këtë arsye është arrestuar nga policia.

