Burri bëri aksident me makinë dhe kërcënoi të dëmtuarin, gjyqtarja e Korçës fshehu ngjarjen, nuk e raportoi
Gjyqtarja e Korçës, Luljeta Kolonja, ka fshehur një aksident automobilistik, duke mos e raportuar në polici, edhe pse ishte vetë e pranishme dhe dëshmitare e këtij incidenti.
Për më tepër gjyqtarja Kolonja, nuk ka raportuar në polici situatën konfliktuale deri në përplasje fizike, mes dy personave të përfshirë në aksident.
Kjo pasi gjyqtarja ka pasur arsye të forta për të fshehur një situatë të tillë, ku vetë ishte dëshmitare dhe i përfshirë në këtë rast ka qenë njeriu i afërt i saj.
Shkak i mosdeklarimit të aksidentit dhe konfliktin mes dy personave në numrin e emergjencës së policisë rrugore, ishte fakti se protagonist i këtij aksidenti ka qenë bashkëshorti i gjyqtares Kolonja, Genci Kolonja.
Ky i fundit një inspektor në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Korçë, është përfshirë pak vite më parë në një ngjarje aksidenti me makinë në qytetin e Pogradecit, duke sjellë dëme materiale për një qytetar si dhe kanosur atë me jetë.
Në makinën e aksidentuar me Genci Kolonjën ka qenë dhe gruaja e tij, gjyqtarja Luljeta Kolonja, që në atë kohë punonte pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Pogradec.
Situata mes Genci Kolonjës dhe qytetarit J... pas goditjes dhe dëmtimit të makinës së këtij të fundit, është përshkallëzuar në një përplasje fizike mes dy protagonistëve dhe fyerje mes njëri-tjetrin.
Gjyqtarja Kolonja, ka ndërhyrë për të ndarë konfliktin dhe dy burrat që u kacafytën për një moment. Ajo shpëtoi burrin e saj nga rrahja, megjithëse ai ishte shkaktari i aksidentit.
Ndërkohë për asnjë moment nuk raportoi policinë rrugore por qoftë dhe komisariatin e Pogradecit për të zgjidhur rastin e përplasjes dhe konfliktin fizik mes burrit të saj Gencit dhe personit tjetër me inicialin J.
Gjyqtarja e ka detyrim ligjor për të njoftuar organet e rendit dhe hetimit, por nuk e ka bërë. Kolonja ka marrë burrin e saj Gencin dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit, duke bërë që burri i saj të konsumojë veprën penale të “Largimit nga vendi i aksidentit”.
Ky incident i fshehur nga gjyqtarja Luljeta Kolonja do denoncohet shumë shpejt pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vetting) dhe nëse ka forcë dhe kurajo gjyqtarja Kolonja le ta mohojë këtë fakt.
Kolonja është ndër gjyqtaret e fundit që ka mbajtur postin e Drejtueses së Gjykatës së Pogradecit, e cila për habinë e të gjithë kolegëve të saj, nuk ka dalë në seancë dëgjimore për tu përballur me procesin e “Vettingut”.
Procesi i verifikimit të saj po ecën me hapin e breshkës, ndërsa situata e menaxhimit të dosjeve për shkak të mangësive profesionale të saj, ka sjellë një kapicë të madhe çështjesh, vendime të pazbardhura prej më shumë se 1 viti e deri tek humbje të dokumenteve gjyqësore.
KPK-ja, ka harruar të lançojë një seancë dëgjimi për këtë gjyqtare duke e lënë të abuzojë me detyrën e saj, jo vetëm në gjykatën e Pogradecit, por dhe në atë të Korçës.
Gjyqtarja ka drejtuar për disa vite me radhë gjykatën e Pogradecit dhe sipas ligjit ajo duhet të ishte futur në shqyrtim nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Çdo titullar gjykate apo qoftë dhe drejtuesit e prokurorive, janë marrë në shqyrtim me procedurë të përshpejtuar, duke u përballur me komisionin e “Vettingut” në tre kriteret: atë profesional, integritetit dhe pasuror.
Luljeta Kolonja, është e fundit drejtuese në sistemin e gjyqësorit që nuk ka dalë në “vetting”.
Të gjithë drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive në vend, i janë nënshtruar hinkës së Vettingut, ndërsa Kolonja e Pogradecit vijon të qëndrojë në radhët e gjyqësorit duke bërë dëme të parikuperueshme.
Kolonja duhet të japi llogari para komisionerëve të “Vettingut” për aksidentin e kryer nga bashkëshorti i saj, aksident i fshehur nga vetë gjyqtarja si dhe situatat e tjera të paprecedenta me dosjet gjyqësore, që ka dhënë në Gjykatën e Pogradecit dhe atë të Korçës.
Vijon...
