VIDEO/ Al-Hilal fiton miqësoren ndaj Interit të Messit, dueli prodhon 7 gola
Në Arabinë Saudite u zhvillua ndeshja miqësore mes Al-Hilal dhe Inter Miami, ndeshje e organizuar me rastin e sezonit të Riadit, e mbyllur me fitoren 4-3 të vendasve.
Një event që do të vazhdojë me sfidën e madhe, të mbiquajtur The Last Dance, mes Al-Nassr të Ronaldos dhe amerikanëve të Messit. CR7 mungonte për shkak dëmtimi.
Mitrovic dhe Hamddan shënuan për vendasit, ndërkohë që Inter Miami shkurtoi shifrat me Luis Suarez. Braziliani Michael i Al-Hilal shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 3-1. Ai nuk u mendua dy herë dhe vrapoi për të festuar para tifozëve me “Siu”, festën e famshme të Cristiano Ronaldos.
Skuadra e Messit më pas arriti të barazojë falë penalltisë së shënuar nga argjentinasi dhe golit të David Ruiz. Goli i Malcom i dha fitoren arabëve.

