Aksident i rëndë në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan, makina përmbyset në rrugë dhe merr flakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2024, 15:05
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan.
Nje furgon me targat e Tetovës me një makinë e cila ka marrë zjarr dhe është djegur.
Nuk dihet ende për të lënduar.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në autostradën "Elbasan-Tiranë", automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
