“Plumbi i Artë” kalon për gjykim, kthehet për hetim edhe dosja për Talo Çelën

Ka kaluar për gjykim dosja mbi operacionin “Plumbi i Artë”. Gazetari Edison Vatnikaj raporton për "Ora News" se dosja për Talo Çelën në lidhje me një vrasje është rikthyer për hetim.

Për Talo Çelën, SPAK-u e kishte çuar për pushim çështjen për 4 vrasjet, dy vëllezërit Haxhia dhe Dorjan Shkozën dhe Angelo Avdija.

Ndërkohë në lidhje me të akuzuarin Florent Çekrezi, është pushuar akuza për pjesëmarrje në grup kriminal dhe do të gjykohet vetëm për mbajtje pa leje të municioneve.