Makinat përplasen mes tyre në aksin Tepelenë-Gjirokastër, të lënduarit dërgohen menjëherë në spital

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e djeshme në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër.

Konkretisht mësohet se pranë urës së Kardhiqit është përplasur një mjet tip “Volksvagen-Golf” me një autoveturë të tipit “Mercedes-Benz”.

Të lënduarit janë dërguar pranë urgjencës së spitalit rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.