Skela që u shemb nga kulla e oligarkut i theu gruas kockat e fytyrës!
Një ngjarje e rëndë që mund të përfundojë në tragjedi u shënua në kullën që po ndërton Armand Lilo tek “Ura e Nisharakut” më 22 janar. Skela e kullës ra nga lartësia mbi ky kalimtarë që po prisnin në vizat e bardha të kalonin në anën tjetër të rrugës.
Kulla që mban emrin “Corner Residence” po ndërtohet nga oligarku kunat i Fatmir Xhafës, Armand Lilo, njëkohësisht pronar i kullës “Eyes of Tirana” në qendër të Tiranës.
Në lidhje me këtë ngjarje u shoqërua inxhinieri i pallatit, dhe dy punëtorë ndërkohë që nuk u mor asnjë masë tjetër.
Të plagosurit, një i moshuar rreth moshës 70-vjeçar dhe një grua rreth 45 vjeç kanë marrë plagë të rënda nga shembja e skelës mbi trupat e tyre.
Qytetarët që panë skenën u shprehën të tmerruar për mediat, ndersa i moshuari ka qenë i mbuluar në gjak dhe koka nuk i dukej, teksa me urgjencë tek Ushtaraku është futur në operacion duke luftuar me vdekjen. Gruaja ka pësuar thyerje të kockave të fytyrës./JOQ

