Floresha Rasha flet para hetuesve për luftërat në ISIS, nga udhëtimi drejt Sirisë deri tek riatdhesimi në Shqipëri
Floresha Rasha një nga gratë e cila ka qënë pjesë e luftimeve në shtetin islamik ka ndihmuar prokurorinë për të zbuluar rrjetin e personave të cilët rekrutoheshin nga Shipëria në Siri.
Në një dëshmi të gjatë të dhënë para hetuesve ajo ka treguar se për udhëtimin drejt Turqisë ka paguar 600 euro.
Largimi i saj është bërë me qëllimin për t'iu bashkuar burrit të saj Diamant Rashës i cili ndodhej prej kohësh andej.
Floresha Rasha ka treguar se në tetor të vitit 2013 luftëtarët e shtetit islamik kryenin luftime në fshatin Azas ku merrte pjese bashkëshorti Diamanti si dhe grupi i shqiptarëve i cili përbëhej nga 80 ushtarë të cilët kishin ardhur nga Shqipëria Maqedonia Kosova dhe komandanti i tyre ishte Lavdrim Muhaxheri.
Pas vrasjes së bashkeshortit të saj Diamantit në vitin 2014 Rasha u martua shtetasin Kosovar Lavderim Muhaxheri.
Nga martesa Floresha Rasha ka lindur dy femije.
Ne qërshor te vitit 2018 Floresha Rasha eshtë martuar me një sirian dhe ky lufetar me të cilin ka lindur dhe një vajze.
Në Baguz të Sirise rreth muajit shkurt-mars të vitit 2019 një pjese e luftetareve si dhe familjarët e organizates terroriste IS, jane rrethuar dhe qëlluar nga forcat kurde ku si pasoje kanë mbetur të vrarë dhe shtetas shqiptare, ku ndër tyre ka qenë dhe vajza e shtetases Floresha Rasha.
Si pasoje e bombardimeve është plagosur rëndë shtetasja Floresha Rasha, e cila me arritjen e marrëveshjes mes forcave kurde dhe organizatës terroriste IS është dorëzuar se bashku me shume shtetas shqiptarë dhe të huaj, ku burrat dhe femijët mbi moshen 14 vjec janë futur në burgje ndërsa gratë dhe fëmijet janë cuar në kampet Al-Hol dhe Roj nën administrimin e forcave kurde.
Për shkak të plagëve të marra Floresha Rasha është trajtuar në spital dhe më pas është çuar në Kampin Hol deri ne momentin e riatdhesimit se bashku me tre femijet e saj në datë 27.10.2020.
Dëmtimet Rasha i ka pasur në anën e djathte tê legenit dhe pjesën e sipërme anesore të kofshës së dhjathtë.
Këto dëmtime janë shkaktuar nga shpërthimi i lëndeve të ndryshme plasëse.
