Një grua në uniformë ushtarake, Gradat e Grave në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Pjesë e Forcave të Armatosura në Shqipëri nuk janë vetëm meshkujt por dhe femrat.
Ora News intervistoi major Denisa Pëllumbaj, e cila tregoi historinë e saj pse zgjodhi të punojë në ushtri ndërsa u bëri thirrje femrave e grave që të bëhen pjesë e Forcave të armatosura jo vetëm për një pagë por dhe për të bërë karrierë.
Uniforma e dallon mes grave të tjera.
Spaletat mbi supe tregojnë gradën në radhët e forcave të armatosura.
Kjo është Denisa Pëllumbaj , majore në forcat detare.
Ajo tregon se përse zgjodhi të veshë uniformën ushtarake .
Misioni jashtë shqipërisë mbetet më sfiduesi, por dhe më i bukuri për të.
Akordimi i punës dhe familjes shpesh ka qenë i vështirë, por thotë se ia ka dalë.
Ushtarakët ruajnë paqe në botë e paqe për të do të thotë siguri.
''Unë vij nga një familje ushtarakësh'', tha Pëllumbaj.
Sot ndihet e arrirë e një mesazh e ka për të atin.
''Kur vesh këtë uniformë ke edhe detyrime'', tha Pëllumbaj.
Nëse do të kishte një vajzë do ta ushqente të ishte pjesë e forcave të armatosura
''Unë kam bërë disa trajnime jashtë vendit, dhe djalin ja kam lënë bashkëshortit.
Kam marrë pjesë edhe në misionin e parë në KFOR.
Babai është krenar dhe unë i them babi ia dola.
Prania e ushtrisë jep një siguri vendit.
Siguria Kombëtare është në nivelet më të larta.
Unë i ftoj të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e forcave të armatosura.
Mesazh ka dhe për vajzat e gratë që t’i bashkohen forcave të armatosura jo vetëm për një pagë por dhe për të bërë karrierë.
