Aksident në rrugën e Arbrit, dy mjetet përplasën me njëra tjetrën, drejtuesit përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 17:13
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit, në afërti të vendit të quajtur si Qafa e Buallit.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë drejtuesit e tyre janë dërguar në spitalin e Bulqizës.
Në pamjet e siguruara shfaqet njëri prej automjeteve, i cili është përmbysur pas përplasjes së fuqishme.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të punuar mbi zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
