E rëndë në Korçë/ Gjendet i pajetë nga familjarët 33-vjeçari, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2024, 08:40
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
