Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Pukë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 11:02
Një 38-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Pukë pasi ka dhunuar bashkëshorten.
Policia ka arrestuar E.S banues në fshatin Lumzi.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në fshatin Lumzi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.’- njofton policia.