PAMJET/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në rreth rrotullimin Savër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 13:03
Një aksident automobilistik ëhstë shënuar paraditen e kësaj të shtune në rreth rrotullimin Savër – Fier!
Një mjet ka dalë nga rruga dhe është ndalur pas përplasjes me shtyllën elektrike
Makina ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.
Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për t’i dhënë ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit. Ai kthehej nga Tirana dhe kamioni kishte ngarkesë bylmeti.
