VIDEO/ Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Laç/ Një i plagosur rëndë, shoferi nxirret nga zjarrfikësi dhe dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 14:06
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë – Laç, vetëm 2 km në dalje të Lezhës.
Mësohet se një kamion i ngarkuar me inerte është përplasur me një autoveturë tip “Ëolksvagen”, dhe si pasojë e përplasjes të dyja mjetet kanë përfunduar jashtë rruge.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur drejtuesi i autoveturës, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta.
Për nxjerrjen e shoferit të plagosur nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

