Gjendet i pajetë një 44-vjeçar në Finiq, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2024, 16:39
Një 44-vjeçar në fshatin Dhivër të Bashkisë Finiq është gjetur pa shenja jete.
Mësohet se viktima është identifikuar si Nikolla Kiço, i cili dyshohet se ishte përdorues droge.
Megjithatë, policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin dhe shkaku real i vdekjes pritet të zbardhet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
