FOTO+VIDEO nga aksidenti në Lezhë - Zbardhen emrat e të plagosurve, ja çfarë thotë policia
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë – Laç, vetëm 2 km në dalje të Lezhës.
Mësohet se një kamion i ngarkuar me inerte, i drejtuar nga shtetasi Amarildo Zefi është përplasur me një autoveturë tip “Wolksvagen”, dhe si pasojë e përplasjes të dyja mjetet kanë përfunduar jashtë rruge.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur drejtuesi i autoveturës, Endrit Ferra, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta.
Për nxjerrjen e shoferit të plagosur nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Ja çfarë thotë policia e Lezhës - Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



