EMRI+PAMJET/ Arrestohet "polici" i rremë në Tiranë, ja çfarë iu gjet në makinë
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi iu gjet pistoletë imituese, thikë dhe stema e portofol si të policisë.
I riu i identifikuar si Spajdi Selamaj, është arrestuar në rrugën “Siri Kodra” teksa po qarkullonte me automjetin e tij tip ‘Benz’.
Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të policisë.

Shërbimet e Komisaristit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Siri Kodra", me një automjet tip "Benz", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "The night", për kapjen e tij.
Gjatë operacionit, në rrugën "Siri Kodra", është lokalizuar automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


