Vetting-u në polici, shkarkohet ish-drejtori i shërbimeve mbështetëse në DPPSH
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2024, 16:13
Agjencia e Mbikëqyrës Policore, përmes procesit të vetting-ut ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të Theodhori Gravanit.
Thodhori Gravani mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Më 23 janar AMP ka mbajtur seancë publike edhe për Edmond Rizajn, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe edhe në këtë rast media nuk është njoftuar.