“Sensibilizim dhe ndëshkim” Vushaj: Kujdes jo vetëm shoferët, por edhe ata me biçikleta e monopatina
Bardho Vushaj, ekspert i aksidenteve në komisariatin e policisë rrugore Tiranë në një intervistë për Ora News, tha se janë duke u marrë masa për qarkullimin rrugor.
Ai shtoi se kujdes duhet nga të gjithë drejtuesit, qoftë edhe nga ata që përdorin biçikleta dhe monopatina në rrugë, sepse edhe ata shkaktojnë vdekje në rrugë.
Vushaj: Jemi duke marrë masa edhe ndëshkuese, qofte edhe për këmbësoret ku kalojnë rrugën aty ku nuk ka vende kalimi apo kalimi me të kuqe ose në autostrada ku nuk lejohet kalimi. Rrugët e reja janë pajisur me sinjalistikë, por rrugët dytësore kanë mungesa. Kemi problematikën e mungesës së vijave të bardha.
Kujdes duhet nga të gjithë drejtuesit, qoftë edhe nga ata që përdorin biçikleta dhe monopatina në rrugë, sepse edhe ata shkaktojnë vdekje në rrugë. Prandaj duhet të sillen të gjithë sipas normave rrugore. Jemi duke vazhduar me masa sensibilizuese edhe ndëshkuese.
