Tiranë, shfrytëzonin për prostitucion 3 të mitura, vihen në pranga autorët e dyshuar
3 shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura. S.D., 21 vjeç, K.K., 24 vjeç dhe F.C., 20 vjeç të tre banues në Larushk të Krujës u vunë në pranga. Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre K.D., 22 vjeç, edhe ai banues në Larushk.
Të tre shtetasit e arrestuar së bashku me atë të shpallur në kërkim bashkëpunonin duke shfrytëzuar për prostitucion tre shtetase të mitura të moshës 15, 16 dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare. Ato shfrytëzoheshin në hotele në zonën e Larushkur, Fushë Krujës dhe Arameras.
Tre të miturat janë proceduar penalisht nga policia dhe ato ishin larguar nga banesat e tyre në muajt qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar. Ndërkohë gjatë kontrollit të policisë, shtetasit K.K., 17 vjeç iu gjet një sasi kanabis sativa, e cila u sekuestrua së bashku me 3 aparate celulare.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, vihen në pranga tre autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetase të moshës 15, 16 dhe 17, për ushtrim prostitucioni.
Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, dhe 3 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.
Në kuadër të këtij operacioni:
– u ndaluan shtetasit S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk;
– u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk;
– u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.
Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.
Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.
Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



