FOTO-LAJMI/ Ky është ish-efektivi i RENEA-s që u plagos në Tiranë, në 2019-n u rrëzua nga një greminë

Personi që shihni në foton e mësipërme është ish-efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, 37 vjeç, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.

Sipas Policisë dyshohet se Bledar Beluli është vetëplagosur me armën e tij, të cilin e mbante me leje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias në kryeqytet.

Mësohet se ai është plagosur me armë, teksa po e pastronte në makinë. 37-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ish-efektivi i RENEA-s edhe vite më parë ka pasur një incident të rëndë. 37-vjeçari në vitin 2019 është rrëzuar nga një greminë pranë Thethit teksa po bënte Alpinizëm.

Ish-efektivi pësoi dëmtime të mëdha në të gjithë pjesët e trupit, ndërsa u nxor nga gremina pas disa orësh nga kolegët e tij.