VIDEO/ "Gërdeci", ish-ministri i Mbrojtjes në GJKKO, Fatmir Mediu paraqitet në seancën me dëshmitarët

Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec.

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë do të vijojë marrja në pyetje e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë.