Tabaku: Në shkolla nuk ka ekspertë për lëndën e karrierës, zhvillohet nga mësues që plotësojnë orët

Gevio Tabaku nga portali studentor i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News të moderatores Sonila Musai foli për rëndësinë e këshillimit dhe orientimit të karrierës.

Gjatë fjalës së tij Tabaku u shpreh se prindëri shqiptar është gjithmonë hero për fëmijët e tij është shumë i dhënë.

Ai u shpreh se prindërit nuk mund të marrin edhe rolin e psikologut dhe rolin e mjekut dhe rolin e këshilluesit të karrierës apo çdo gjëje të mundshme.

Kemi shtetin për këtë u shpreh i riu duke shtuar se në shkolla kemi dhe psikolog e këshillues karriere në letra kjo lëndë sipas Tabakut duhet të jetë nga ekspertët por në fakt në lëndën e karrierës nuk duhet që ta japin mësues plotësues pasi nuk është në nivelin e duhur.