Aksidenti në Tiranë/ E zuri poshtë skela e pallatit, 39-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit

U plagosën dje pas rënies së skelës, 39-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit të njohur.

Pacienti H.L. 70 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa pacientja I.SH. 39 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

70-vjeçari ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë.

Ndërkohë "Ora News" mëson se 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit, ish-futbollistit të Skënderbeut.

Kujtojmë që tre persona janë arrestuar për ngjarjen.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.