“Djathë i shtrenjtë, qumësht i lirë”/ Fermerët në protestë, Lumani: S’kemi subvencione. Buxheti për bujqësinë u reduktua nga qeveria
Ulja e çmimit të grumbullimit të qumështit ka sjellë protestë të të fermerëve në fier.
Ata shprehen se kanë edhe rritje të kostove, ndërsa mungesa e subvencioneve ose mbështetja me fonde të ulëta thonë se po i rrezikon t’i falimentojnë.
Për të kuptuar më shumë mbi situatën me të cilën po përballen blegtorët vendas, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte blegtori Landi Lumani.
“Subvencionet janë të pamjaftueshme, ndërsa ne nuk i përballojmë dot shpenzimet. Tashmë në dyqanet shqiptare po shitet djathë me aromë deleje, dhe jo djathë deleje bio.
Ndaj qeveria të shkojë dhe t’i kontrollojë fabrikat e mëdha, t’u dalë në krah fermerëve, si e vetmja mënyrë për të ndalur edhe emigrimin dhe braktisjen e fshatit.
Në buxhetin e miratuar nga qeveria, fondi i parashikuar për bujqësinë ishte i reduktuar”, theksoi ndër të tjera Lumani.

