EMRI/ Po pastronte armën e zjarrit, kush është ish-efektivi i RENEA-s që plagosi veten në Tiranë

Një 37 vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në zonën e Institutit mbrëmjen e së martës. I plagosuri është Bledar Beluli, një ish efektiv i forcave RENEA.

Ai është nisur vetë për në spital por nuk ka mundur dhe është ndaluar te casa italia ku ka kërkuar ndihmë.

37-vjeçari e kishte armën me leje sipas dyshimeve paraprake po pastronte armën, dhe arma është shkrehur pa dashje.

Megjithatë po hetohet se si ka mbetur i plagosur. Momentalisht 37 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia.

EMRI/ Po pastronte armën e zjarrit, kush është ish-efektivi i

Aksidenti ne Theth

Ish-efektivi i RENEA-s edhe vite më parë ka pasur një incident të rëndë. 37-vjeçari në vitin 2019 është rrëzuar nga një greminë pranë Thethit teksa po bënte Alpinizëm.

Ish-efektivi pësoi dëmtime të mëdha në të gjithë pjesët e trupit, ndërsa u nxor nga gremina pas disa orësh nga kolegët e tij.

Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin. Beluli është nxjerrë përmes ndërhyrjes nga ajri, me helikopter.

Efektivi  marrë dëmtime të shumta, në dorë, legen, brinjë, ndërkohë që të dyja këmbët nuk mundet që t’i lëvizë. Banorët e zonës, ishin të parët që i shkuan në ndihmë, pasi dëgjuan apelin e tij, dhe bënë thirrje për shpëtimin e tij.