“Incident” në SPAK ku po pyetet Berisha/ Qytetari shfaqet me pankartat “rroftë Amerika” e “rroftë Dumani”, mbështetësit ia grisin (PAMJET)


Teksa Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme për herë të parë në SPAK për tu marrë në pyetje për dosjen “Partizani” ka ndodhur edhe një incident në hyrje të godinës.

Një qytetar me makinë kishte vënë ky pankarta ku shkruante “rroftë Amerika” dhe “rroftë Dumani”, në kundërshti me ish-kryeministrin.

Ndërkohë, ka qenë Luçiano Boçi dhe mbështetësit e tjerë të Berishës ata që i kanë grisur këto pankarta.