Ironia e Gjekmarkajt me Bashën: Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar Lulzim Bashën pas konferencës së sotme.

Meqë në konferencën e parë, Lulzim Basha i bëri të vdekur rreth 60 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, Gjekmarkaj ka shkruar me ironi se ‘Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot’.

‘Muçua nuk shpalli asnjë të vdekur sot. Na njoftoi qerratai që kishte lindur Çeçua! Bishti i dhisë ja zbukuroi mendimet!’, shkruan deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj në Facebook.