NBA/ Humbasin Milwaukee dhe Miami, Boston e Minnesota udhëheqin dy Konferencat

Boston ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 118-97 ndaj San Antonio.

Ndeshje pa shumë histori, ku u dallua Tatum, autor i 24 pikëve. Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundi 127-110 Dallas.

Tri lojtarë të Lakers realizuan 82 pikë (Russell 29, Davis 28, James 25), duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Doncic për teksanët.

Toronto, falë 28 pikëve të Trent, mundi 121-97 Miamin, duke synuar zonën play-off në Lindje.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron Minnesota, që mundi 124-117 Detroit.

Towns e Edwards realizuan nga 27 pikë secili për Minnesota, ndërsa 32 pikët e Ivey mbetën për statistikë.

Zhgënjen ekipi i Milwaukee, që u mund 135-95 nga Cleveland, ndeshje dominuar nga vendasit, ku u dalluan Niang me 33 pikë e Mitchell me 31.

Fitore në sekondat e fundit korri Atlanta, që falë 26 pikëve të Murray mposhti 106-105 Orlando.

Rezultatet

Detroit – Minnesota 117-124

Atlanta – Orlando 106-104

Boston – San Antonio 117-98

Cleveland – Milwaukee 135-95

New York – Houston 109-94

Toronto – Miami 121-97

New Orleans – Charlotte 132-112

Lakers – Dallas 127-110

Utah Jazz – Golden State e shtyrë

Portland – Brooklyn 105-103