Perez thyen rekordin e Santiago Bernabeut, bëhet presidenti që ka fituar më shumë me Real Madridin
Së fundmi Real Madridi fitoi Superkupën e Spanjës, duke mposhtur rivalët e përjetshëm, Barcelonën, me rezultatin 4-1 dhe siguroi një tjetër trofe.
Një moment i rëndësishëm dhe historik, megjithatë, ishte mbi të gjitha për presidentin e klubit, Florentino Perez.
Madje, me suksesin në Superkupë, Perez tashmë ka grumbulluar në total 33 trofe në dy eksperiencat e tij si president i klubit të “Los Blancos”.
Një arritje nga ana statistikore e rëndësishme, e cila bëhet edhe më e madhe duke ditur se Perez ka kaluar një ikonë të vërtetë të klubit, një njeri të cilit i është kushtuar emri i stadiumit të Real Madrid, Santiago Bernabeu.
Ky i fundit, i cili u nda nga jeta në vitin 1978, mbajti postin më të lartë të klubit të “Los Blancos” për 35 vjet, nga viti 1943 deri në ditën e vdekjes.
Gjatë gjithë asaj kohe, Real Madridi i Bernabeut ka fituar 32 trofe.
Ndërsa tani presidenti më i suksesshëm në historinë e madrilenëve është bërë Florentino Perez, i cili madje ka arritur të bëjë më mirë se ai në shumë më pak vite, 20 vite kundrejt pikërisht 35 vite të Bernabeut.
Trofetë që Real Madridi ka fituar me Florentino Perez si president:
7 Superkupa të Spanjës
6 La Liga
6 Champions League
5 UEFA Super Cup
5 FIFA Club World Cup
3 Copa del Rey
1 Intercontinental Cup

