Tjetër lajm i keq për Bayernin, De Ligt dëmtohet në stërvitje

Bayern Munich humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes që bavarezët po zhvillojnë në Portugali gjatë këtyre ditëve.

Ka qenë faqja zyrtare e Bayernit që ka konfirmuar lëndimit e holandezit në gjurin e majtë.

“Matthijs de Ligt ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë kampit stërvitor në Faro të Portugalisë. Diagnoza u konfirmua nga departamenti mjekësor i FC Bayern pas një skanimi MRI atje. Prandaj, mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të stërvitet për momentin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bayern Munich.