Asllani ka shansin e artë tek Interi, pritet titullar ndaj Fiorentinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2024, 20:19
Drejtuesit e klubit zikaltër presin më shumë nga Kristjan Asllani, i cili duket se do të ketë shansin e artë në kampionat dhe në Superkupën e Italisë.
Ndaj Monza-s, Asllani u aktivizua në minutën e 62-të duke marrë vendin e Calhanoglu, ndërsa në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Fiorentinës, pritet ta nis nga minuta e parë.
Regjisori turk ka plotësuar numrin e kartonëve, nuk do të jetë në fushë, ndërsa sipas mediave italiane vendin e tij do ta marrë Asllani. Kjo është një tjetër provë e fortë për Asllanin për të vërtetuar se është gati për të marrë çelësat e mesfushës.
Gjithsesi për të me shumë mundësi do të ketë hapësira dhe në duelin gjysmëfinal të Superkupës ndaj Lazios, ndoshta duke e nisur nga stoli.

