Loja e përçarjes me “Zgjedhoren, Kaso: Mazhoranca po e përdor pasi do të tërheqë vëmendjen nga problemi i vërtetë
Të premten pritet të nisë punën Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, një mbledhje që pritet të realizohet vetëm nga anëtarët e mazhorancës dhe grupimit të Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.
Ndërkaq, kjo është kundërshtuar me forcë nga pjesa tjetër e opozitës e përbërë nga demokratët e drejtuar nga Sali Berisha dhe Partia e Lirisë.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë, e cila tashmë ka degjeneruar këtë të mërkurë edhe në përplasje mes demokratëve Flamur Noka dhe Gazment Bardhit me deputeten Flutura Açka, pjesë e grupimit të PD-së së Bashës, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” nga moderatorja Beti Njuma ishte Ivi Kaso, Sekretar i Çështjeve Zgjedhore në Partinë Demokratike të grupimit të “Rithemelimit”.
“Nuk është tamam një betejë brenda llojit, por mazhorancës i intereson ta shesë kështu dhe ta përdorë më pas.
Ashtu siç e tha dhe zonja Xhixho, bëhet fjalë për disa instrumente të opozitës të cilat mazhoranca ia heq me forcën e shumicës dhe më pas i përdor për të shkaktuar diversion për të tërhequr vëmendjen nga problemi i vërtetë.
Pasi sot e mori vëmendjen rasti në Komision, por me të u tërhoq vëmendja nga dhunimi i opozitës çdo ditë të punës së Kuvendit.
Nuk po them se kjo nuk po funksionon për mazhorancën, pasi kemi dhe një pjesë të vogël të opozitës që pranon të bëhet pjesë e kësaj loje”, u shpreh Ivi Kaso.


