Ishte shpallur në kërkim, arrestohet në Durrës 33-vjeçari banues në Gjilan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2024, 14:30
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. Sh., 33 vjeç, banues në Gjilan.
Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur një pajisje kompjuterike, në një servis për automjetet.
Pajisja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
