Flasin familjarët e 20-vjeçarit që vdiq pas tërmetit në Lushnje: Vuante nga epilepsia, sapo u ngrit u rrëzua menjëherë

Tërmeti i mengjesit të së dielës ka kaluar pa ndonjë dëm në infrastrukturën ndërtesore në Lushnje.

Edhe pse lëkundjet e tokës ishin rreth 4.6 ballë të shkallës Rihter ndërtesat shumëkatëshe në Lushnje nuk kanë probleme.

Në Lushnje që ka qenë dhe epiqendër e lëkundjeve është përcjellë me momente frikë e paniku.

Në kohën e tërmetit një 18 vjeçar nga fshati çinar njesia administrative Fier-Shegan në bashkinë Lushnje ka humbur jetën.

Familjarët thonë se nga paniku i t'iu që i përkiste spektrit autik ka pësuar ndoshta atak kardiak.

''Pas termetit, motra ka thirrur djalin se po bie termet. Djali ngrihet dhe rrezohet direkt per toke. Infarkti ka bere punen. Vuante nga epilepsia''.

Familjarët presin ekspertizën mjeko ligjore për të tërhequr trupin e të ndjerit dhe për t'i bërë nderimet për në banesën e fundit.