Shkrimi satirik/ "Berisha mesazh nga izolimi për banorët që futen në “ngujim”: Asht’ lojë e Rams, mos hyni..."

Këtë të shtunë ka nisur edicioni i radhës i Big Brother Vip, i cili është pritur me padurim edhe nga bota e humorit dhe e satirës.

Një reagim i tillë vjen në rrjet  me titullin: “Berisha reagon për Big Brother”!

Më poshtë shkrimi i plotë satirik

– Ata banor t’nderuer jan mbyllur brenda n’at shpi me vendim t’Edvin Rams. Ska diskutim..

– z.Berisha ata jane futur ketu me kerkesen e tyre si konkurente, cfare Edi Rama thoni?

– Jo jo, mos ma thoni ju mue kete. Ay kur ka guxue te mbylle brenda kryetarin e opozits, njeriun qe ju pruni demokracine, ay mund te mbylle brenda cilindo tjeter, pa e llogaritur..

– Edhe nje here z.Berisha, kjo eshte nje loje, ata jane konkurente, do dalin perseri!

– Kjo asht ni genjeshter e shemtuer! Kjo asht loja ma e zeze me pluralizmin ne 33 vite pasi une ua solla. Edvin Rama me nje skenar mafioz i ka futur ata banore aty per te mos i nxjerre me kurre. Per t’i burgosur perjetesisht.

– Jo z.Berisha kjo nuk eshte e vertete..!

– Absolutisht kjo asht e verteta. Ndaj iu baj thirrje banoreve te Big Brother te revoltohen, per vete, per familjet e tyre, te bashkohen me revolucionin paqsor deri ne largimin e ksaj klike mafioze.

Marrë nga Faktor.al