Inter fiton me ''manita'' ndaj Monzës, zikaltërit vijojnë marshimin në Serie A

Asnjë problem për Interin në stadiumin “Brianteo” të Monzës në kuadër të javës së 20-të të Serisë A.

Skuadra zikaltër fitoi lehtësisht 1-5 ndaj një kundërshtari që u dorëzua që në pjesën e parë.

Duke pësuar dy gola, për ta administruar më pas me shumë qetësi fraksionin e dytë.

Zikaltrit kryesojnë Serinë A me 51 pikë, pesë më shumë se Juventusi, që luan këtë të diel kundër Sassuolos.

Sa i përket kronikës, në pjesën e parë shënoi Calhanoglu me penallti dhe Martinez, ndërsa në fraksionit e dytë gjetën rrugën e rrjetës të njëjtët autorë, por duke ndërruar pak rolet, Calhanglu me aksion dhe Lautaro me 11-metërsh, si dhe Thuram.

Goli i Pessinas, i rezultatit të përkohshëm 1-3, vlejti vetëm për statistikë.