VIDEO/ Shehi debuton me fitore te Partizani, një penallti nderon ''demat'' ndaj Teutës
Orges Shehi debuton me fitore në stolin e Partizanit.
Të kuqtë triumfuan 1-0 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.
Rasti i parë serioz i takoi skuadrës së kuqe.
Portieri i durrsakëve, Dema i mohoi golin Carës, duke ndezur kështu sfidën.
Në minutën e 21-të, skuadra kryeqytetase gjeti golin me Hadroj, por festa zgjati pak, pasi VAR e konsideroi si pozicion jashtë loje.
Në minutën e 38-të, Kotobelli shkaktoi penallti pas një ndërhyrje ndaj Hadroj, duke i dhuruar mundësinë e artë vendasve.
Nga pika e bardhë u nis Cara, i cili nuk fali dhe kaloi Partizani në epërsi.
Kampionët në fuqi nuk e nisën mirë pjesën e dytë, pasi Gjini “flirtoi” me golin.
Shtylla shpëtoi të besuarit e Orges Shehit nga pësimi i një goli të sigurt, në të 50-tën.
Mysafirët barazuan shifrat me debutuesin Faust, gjithsesi goli u cilësua si offside.
Në fund pati minuta edhe për Xhuliano Skukën, i cili u aktivizua për herë të parë që prej rikthimit të bujshëm te Partizani.
Kështu, Partizani renditet në vendin e dytë me 35 pikë. Teuta mbyll klasifikimin me 16 pikë.
Goli:
https://streamin.one/v/5ca81f70
