BUNDESLIGA/ Leverkusen fiton në limite dhe shpallet ''kampione e dimrit'', Leipzig mundet në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2024, 17:39
Kanë përfunduar 5 ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 17-të në Bundesligën gjermane.
Bajer Leverkuseni ka marrë fitoren në frymën e fundit në transfertën me Augsburgun.
Goli që i dha 3 pikët skudrës së Çabi Alonsos u shënua në minutën e 90’+4′ nga Palasios.
Fale ketij suksesi Leverkuseni u shpall kampione e dimrit.
Frankfurti ka mposhtur në transfertë Lajpcigun me rezultatin minimal 1-0.
Dueli mes Freiburgut dhe Union Berlinit është mbyllur në barazimin pa gola 0-0.
Duelet mes Këln-Heidenhem dhe Mainz-Volfsburgut janë mbyllur në barazimin 1-1.
