Interi arrin akordin me Zielinskin/ Mesfushori do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni

Inter arrin akordin me mesfushorin e Napolit, Zielinski. Polaku do të largohet nga kampionët e Italisë, në fundin e këtij sezoni, me parametra 0.

Prej kohësh qarkullonte lajmi se Piotër Zielinski do të transferohej nga Napoli drejt Milanos, aty ku Inter kishte shfaqur prej kohësh interesim për të.

Por tashmë mesfushori polak është gjithnjë e më pranë transferimit në ‘San Siro’. Shtypi italian shkruan se 29-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me Inter dhe në përfundim të sezonit aktual, polaku të veshë fanellën zikaltër.

Mediet në vendin apenin kanë raportuar se lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me Interin, e cila pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Zielinski tek Interi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Napolin i skadon në verë, duke bërë që kampionët aktual të Italisë ta humbin mesfushorin e tyre me parametra 0.

Mësohet se zikaltërit, Zielinski do të firmosë një kontratë deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. 29-vjeçari ishte

edicionin e shkuar fitoi titullin e kampionit të Italisë me Napolin, ekip për të cilin luan prej vitit 2016.

Këtë edicion, ka realizuar 3 gola dhe 3 asiste, në 24 paraqitje në të gjitha garat për Napolin.

29-vjeçari ishte një ndër lojtarët kryesor të napoletanëve, në fitimin e Serisë A një vit më parë. Tek të kaltërit, polaku u transferua në vitin 2016, nga skuadra e Empolit.