Egnatia e nis vitin e ri me fitore, mund minimalisht Skënderbeun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2024, 16:10
Egnatia e nis vitin e ri me fitore teksa rrogozhinasit mposhtën në shtëpi me shifrat 1-0, Skënderbeun.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, iu fal një goli të shënuar në pjesën e dytë nga ana e Fernandos.
Në minutën e 60-të, braziliani u shfaq nga 11-metrat dhe u tregua i saktë duke mposhtur portierin e korçarëve, Alia.
Në vijim, miqtë u munduan të reagonin, por pa ia dalë me sukses teksa Egnatia e mbrojti me fanatizëm avantazhin.
Pas kësaj fitoreje, Egnatia ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe ruan kryesimin e Superiores, ndërsa nga ana tjetër, të besuarit e trajnerit Ivan Gvozdenovic mbeten me 22 pikë në vendin e gjashtë duke kaluar një moment negativ pasi koleksionuan disfatën e tretë radhazi.
