Një tjetër shqiptar do të stërvitet nga Mourinho, talenti vjen nga Interi

Një tjetër shqiptar i bashkohet Jose Mourinho te Roma. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Kevin Zefi i cili në këtë sesion të merkatos është transferuar te verdhekuqtë.

Sulmuesi, ishte në pronësinë e Inter aty ku shkëlqeu në sektorin e të rinjve zikaltër duke u shndërruar në një prej golashënuesve kryesorë të Inter U18. Te Roma, Zefi do të ketë mundësinë për t’u stërvitur me skuadrën e parë dhe në sytë e Mourinhos, në pritje të shansit të artë për të debutuar në elitën italiane, Serie A

Këtë sezon, Roma ka pasur probleme në aspektin ofensiv teksa Paulo Dybala dhe Andrea Belotti nuk i kanë shpëtuar shqetësimeve fizike duke lënë të vetëm Lukakun. Në karrierën e tij, Zefi që ka lindur në Dublin, numëron edhe 11 ndeshje e një gol me Irlandën U18.