Marota: Kemi kontaktuar me Alegrin për pankinën e Interit
Masimiliano Alegri mund të ishte trajneri i Interit, por në fund nuk arriti akordin me Bepe Marotën dhe vendosi të kthehej te Juventusi.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë drejtuesi i Interit para ndehsjes së sotme ndaj Monzës duke folur për “Sky Sport”.
“A e telefonuam? Mendoj se janë dinamika normale. Kur mbaron një raport me një trajner, shkon menjëherë të kontaktosh kush është i lirë në merkato.
Alegri u kontaktua nga ne pasi ishte i lirë, ashtu siç ishte për momentin Inzagi.
Zgjedhja ra mbi Inzagin dhe jemi shumë krenarë dhe të lumtur, me gjithë respektin ndaj Alegrit”, tha drejtuesi i Interit duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin prej vitesh për kontaktet mes palëve edhe pse insistoi se zgjedhja kishte qene e zikaltërve dhe jo e trajnerit.
