VIDEO/ Musiala "show", nuk mungon as Kane! Bayern nderon "Kaizerin" me fitoren ndaj Hoffenheim

Bundesliga gjermane është rikthyer mbrëmjen e djeshme pas pushimeve dimërore. Bayern Munchen mundi me rezultatin e pastër 3-0 Hoffenheim, teksa nderoi dhe “Der Kaiser”, Franz Beckenbauer i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 78-vjeçare.

“Djaloshi i artë”, Musiala shkëlqeu duke shënuar dy gola. Fillimisht ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 18′. Në të dytën Musiala shënoi dhe të dytin në të 70-ën. Për t’ia bërë më të lehtë bavarezëve, mendoi lojtari i miqve, Promel i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74′.

Pak para fundit të lojës, nuk mungoi as golëshënuesi Harry Kane që të vuloste fitoren me golin e tretë.

Ky triumf e çon Bayern në kuotën e 41 pikëve, 1 më pak se Leverkuseni kryesues.