Zjarr në Burrel, përfshihet nga flakët një godinë pranë një karburanti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2024, 21:55
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Burrel.
Bëhet me dije se në repartin e Burrelit janë përhapur flakë zjarri.
Banorët ndihen të rrezikuar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Nuk dihen ende rrethanat e përhapjes së flakëve.