Presidenti i SHBA-së, Biden ripropozon kandidaturën e Kostelancik për ambasador në Shqipëri

Presidenti i SHBA ka ripropozuar David J. Kostelancik si kandidaturë për ambasador amerikan në Shqipëri.

Ripropozimi i Kostelancik nga kreu i Shtëpisë së Bardhë i është bërë Senatit.

Diplomati i njohur David J. Kostelancik ishte propozuar për ambasador të SHBA-së në Shqipëri në janarin e vitit 2023.

Por në fund të dhjetorit 2023, Senati e refuzoi kandidaturën e tij për postin e ambasadorit në Shqipëri për shkak të tejkalimit të afateve.