FOTO+VIDEO/ Nga Vermoshi në Dardhë, zonat malore në pushtetin e borës, ja si paraqitet situata në vend
Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë trashësia ka shkuar 10 cm.
Reshje dëbore në formë llohe(me shi) ka pasur në aksin nacional Korçë-Ersekë më konkretisht në Qafën e Qarrit, por që nuk janë shënuar probleme.

Kontraktorët ndodhen në terren. 3 borëpastruese ndodhen në Dardhë, 2 në Voskopojë dhe 3 në Qafën e Qarrit, ndërsa pjesa tjetër ndodhen të shpërndara në gjithë qarkun e Korçës dhe janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të krijuar nga moti.
Temperaturat gjatë natës kanë qenë të ulëta e pritet që edhe dy ditët në vazhdim të jenë të tilla, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë e të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Mjetet borëpastruese do të vijojnë punën pa ndërprerje në çdo aks të qarkut tonë, për të siguruar që ato të jenë të kriposura e pastruara nga dëbora, për të garantuar qarkullim pa probleme.
SITUATA SIPAS ARRSH-së
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në zonat malore si në: Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vaudejës-Pukë-Kukës, Korçë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë shoqëruar me temperarura të ulëta deri në -8°C

Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore



